Berati

Historia
 
Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit.
Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë.
    Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.
   Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës, i dy çekiçëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet para Krishtit) e provojnë këtë.Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër, derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt VI, XIII, XV e XIX iu bënë modifikime. Si i tillë ajo nuk është vëtëm një ndër kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv gurësh, i cili ofron një varietet stilesh e kontributesh të epakave të ndryshme, si asaj Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane.
   Gjithmonë së njejtës periudhë (shekulli IV para Krishtit) i përket edhe një tjetër kështjellë ajo e Goricës, e pozicionuar në kodrën përballë, krijon një fortifikim dopio në të dy anët, të cilat zbresin drejt lumit. Rezultat e këtij fortifikimi nuk ka qenë vetëm mundësia për të dominuar zonën, por edhe për efekt dekorativ për pamjen: kodrat ngjajnë si mbret me kurorat mbi koka, të fomuara nga kështjellat e bardha.
   Historia duhet të ketë përqendruar këtu drama dhe tragjedi. Duke qenë një nga qytetet më të rëndësishëm të mbretërisë Ilire, u banua nga një tribu e madhe: Dasaretët. Gjatë luftrave Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake qyteti u mor një herë nga maqedonasit e një herë tjetër nga Ilirët. Është interesante të dihet se në Berat u lind Tolomeo Lagosi, i biri i Filipit të Maqedonisë dhe themeluesi i dinastisë Tolomene në Egjipt, e cila filloi pas vdekjes së Aleksandrit të Madh dhe që vjen deri në vdekjen e Kleopatrës. 
    Në vitin 200 pas Krishtit qyteti u dominua nga romakët. Qyteti i fortifikuar dhe i quajtur Antipatrea nga Polibio në vitin 216 para Krishtit. Me të njejtin emër e quan më vonë Tito Livio, që e përshkruan si qytet i madh e i fuqishëm i fiksuar në një qafë të ngushtë shkëmbore. Livio tregon edhe për ligësinë e konsullit romak, i cili u përgjigjej qytetarëve të cilët nuk i përuleshin me egërsi, «…vrau të gjithë nga gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart, lejoi që ushtria të vidhte, të shkatëronte muret e t’i vinte hekurat dhe zjarrin qytetit».
    Për sa i përket emrit të qytetit ekziston edhe një tjetër hipotezë: emërtimi i qytetit antik me emrin Bargul. Ky emër përmendet edhe nga Tito Livio kur flet për traktatin Romako-Maqedonas të vitit 205 para Krishtit, nënshkruar në qytetin e Dimalit. Ky emër, i cili në gjuhën Ilire do të thotë i bardhë, mbahet më vonë në traditën bizantine dhe sllave, ndërsa emri tjetër, Antipatrea, u përmend nga Dasaretët, që sot është zona midis Korçës dhe Pogradecit.
    Romakët e quajtën qytetin edhe Albanorum Oppidum (Fortesa e shqiptarëve). Në vitin 148 para Krishtit qyteti u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, ndërsa gjatë Dioklezianos (shekulli II pas Krishtit) në provincën e Epirit të Ri. Emri Pulcheriopolis u shfaq në shekullin e V, nga emri i motrës së perandorit të Lindjes Teodosio II i riu. Ky emër, Pulcheria, që do të thoshte i bukur, i fortë, i pasur, i ndritshëm, iu dha qytetit jo pa qellim : qyteti po bëhej në fakt një kryeqëndër dhe shfaqte një nivel të lartë kulturor, dhe dëshmi siç janë kodet e famshëm të Beratit, të cilat i përkasin kësaj periudhe.
    Me kalimin në Mesjetë, fillon një periudhë e errët edhe për Beratin. Qytete të tjera të vogla shqiptare zhduken. Berati mbeti vetëm një hapësirë e gjerë : fusha para dhe malet pas. Qyteti mbijetoi vetëm falë rrjetit rrugor të Shqipërisë së Mesme rreth Beratit, por edhe për pozicionin gjeografik, sepse është pika në të cilën bashkohet fusha me malet, pozicion i cili siguron agrikulturë dhe blegtori. Megjithë kushtet e mbylljes së ekonomisë, Berati vazhdoi të zhvillohej, dhe filluan të shfaqen raportet e tipit feudal.
    Në vitin 860 në Berat filloi i pari invazion bullgar, i cili zgjati deri më 927, kur u kthye dominimi bizantin, i cili vazhdoi deri në fund të vitit 969. Pas kësaj filloi menjëherë invazioni i dytë bullgar, i cili u largua përfundimisht në vitin 1018. Invazioni bullgar, në fazën e dytë, e pagëzoi Beratin me emrin Belgrad, fortesa e bardhë. Përveç këtij transformimi të emrit, qyteti nuk pësoi të tjera transformime nga ana e bullgarëve.
     Pas rënies së mbretërisë bullgare (1018) qyteti luajti rolin e një qendre të rëndësishme. Fakt u bë edhe letra e viteve 1096-1105 e Theofilakt i Ohrit një ndër dijetarët më të përmendur të kohës, në të cilën e përshkruan peshkopin e Beratit si «një njeri tek i cili shkëlqen dituria».
    Me rënien e perandorisë bizantine, Berati u bë një prej qendrave kryesore të autoriteteve religjioze të Epirit. U bë rezidenca e Mikele I Angelo Komneno zotëri i Dioqezës së Epirit. Në hyrje të kështjellës, në portën jugore, gjendet një monogramë e përbërë prej gurësh, një kryq e katër gërma ku shkruhet M.H.L.K., i cili është emri i dhespotit, M. (i) H. (a) L. K. (Omneni). Kjo rrënjë e familjes së madhe bizantine të Angelo Komneni merr fund në vitin 1216 por, pasardhësit e tij do të mbajnë këtë emër edhe për gjysëm shekulli.
    Për perandorin bizantin, Berati ishte kaq i rëndësishëm, saqë tërhoqi menjëherë vëmendjen e Anxholinëve në vitin 1271. Disfata e Anxholinëve, të cilët kishin zaptuar qytetin për gati dhjetë muaj, u festua me gëzim të madh si në Berat,ashtu edhe në Kostandinopojë. Ngritja e Kishës së Shën Mërisë së Vllahernës, brenda Kështjellës së Beratit (një emër që të kujton pallatin perandorak të Kostandinopolit) lidhet me këtë fakt. Data e krijimit të kishës mban, në fakt, të njejtën periudhë. Në kodet antikë të Beratit, të vitit 1280, gjenden të parat lajme mbi daljen e qytetit jashtë mureve të kështjellës. Nga këto tekste evidentohet që ndërtime të reja filluan edhe jashtë edhe jashtë mureve.
    Rëndësia e madhe e Beratit ndihet edhe në fillim të shekullit XIV (1302-1320) kur qeveritarët e Beratitmorën detyra të rëndësishme nga Bizanti; një prej tyre ishte kunati i Perandorit. Në atë kohë në Berat manifestohen shenjat e para të një revolte popullore dhe një tendencë për autonomi nga ana e latifondistëvë shqiptarë. 
    Revolta shpërtheu në vitin 1336 dhe, dhe revolta përfshiu edhe Beratin. Për të ulur revoltën popullore erdhi në Berat vetë Perandori. Në të njejtën periudhë afrohet fundi i erës bizantine. Në vitin 1345-1346 Perandoria Bizantine zhduket përfundimisht nga skena politike shqiptare. Filloi dominimi i mbretit serb Stefan Dushan, Berati u vu nën mbikqyrjen e tij dhe u quajt Belgrad, edhe pse më vonë u kthye nën dominimin e Muzakajve, një ndër familjhet më të fuqushme shqiptare.
    Në vitin 1417 Berati u mor nga turqit. Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, mori në konsideratë rëndësinë e qytetit, e rrethoi në korrik të 1455, por ardhja e papritur e 40.000 kalorësve turq shkaktoi një humbje të rëndë. Gati të gjithë ushtarët italianë, të cilët ishin vënë në dispozicion prej Alfonsit të V të Aragonës për t’i dhënë ndihmë Skënderbeut nën komandën e Raimondo Orsatës, mbetën të vrarë poshtë mureve të kalasë.
    Sipas regjistrit turk të vitit 1431, në Kalanë e Beratit ndodheshin 227 familje, me një total prej rreth 1500 banorë. Në shekullin XVI Berati mori zhvillim paralelisht me rritjen e Perandorisë Otomane. Ndërtime të reja u bënë jashtë mureve të kalasë, në momentin e parë jug e jug-lindje, dhe më pas përgjatë anës së djathtë të lumit Osum, dhe, më në fund, përtej lumit, në anën jugore të kodrës së Goricës. Në fund të shekullit mund të numëroheshin 1019 shtëpi, me një total prej rreth 7000 – 8000 banorësh. Një zhvillim të madh mori artizanati, i cili dëshmohet nga lindja, bashkëpunimi dhe tregu i lulëzuar.
    Gjatë invazionit otoman Berati mbetet një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Në fillim u bë kryeqendra e provincës, në shekullin XVII, qendër e dominimit të Pashallëkut të Beratit, i cili më vonë i bashkohet Pashallëkut të Janinës. Dominimi i Pashallëkut të Beratit u bë shumë i rëndësishëm nën Ahmet Kurt Pashain.
    Deri në fillim të shekullit të XX qyteti kishte një infrastrukturë të mirë. Ishte, në fakt, një nyje lidhëse drejt Lindjes, për Kostandinopolin, por edhe drejt Jugut, për Janinën, e prej andej, për gjithë Greqinë.
    Edhe Deti Adriatik u përdor si rrugë komunikimi e lejonte hapjen e rrugëve që lidhnin Beratin me qytetet e tjera; më e njohura ishte «Rruga e detit», e cila të çonte në Vlorë, dhe ajo në drejtim të Veriut, që bashkohej me lumin Shkumbin me rrugën Egnatia dhe përfundonte në Durrës.
    Ka hipoteza se emri Berat rrjedh nga një variant shqiptar i quajtur Belgrad, por ekziston edhe një tjetër supozim sipastë cilin emri spjegohet nëpërmjet një dekreti (Berat), i cili në turqisht do të thotë imunitet, privilegj. Ky dekret i sulltanit Mehmet II Fatihu, nuk e trajtonte Beratin me autoritet dhe nuk i lojonte qytetarët të largoheshin, nuk njihte lirinë për të punuar, as dhe të drejtën për të mbajtur kostumet dhe zakonet e tyre.
    Kalaja
    Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë.
     Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbenj, që vështrojnë drejt qiellit.
    Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte.
    Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë..
    Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjënden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane.
    Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot përgjatë mureve të kështjellës.
    Vende të tjera për të parë dhe për të vizituar
    Disa kapitele dhe kolona dëshmojnë egzistencën e kishave paleokristiane në Berat në shekullin IV-VI , për shembull bazamenti i kishës Shën Todri dhe një kolonë e vendosur kundrejt dritares së absidës. Gërmimet dëshmojnë që kisha e shekullit të XVI – XVIII janë ndërtuar sipër themeleve më antike. Ndërmjet ndërtimeve më të rëndësishme midis shekullit VII-XV janë tre kisha bizantine të konservuara mirë: Shën Maria e Vllahernës dhe Shën Triadha, në brendësi të qytetit të vjetër të fortifikuar, në anën jugore të kalasë gjendet Shën Mëhilli, ndërtuar mbi një shkëmb të thepisur jashtë mureve.
     Kishat në Berat janë perla të arkitekturës mesjetare. Qyteti ka qënë një qëndër e rëndësishme kishtare. Ka një numër të madh kishash (42) të ndërtuara në brendësi të kështjellës. Këtu u gjend edhe një vepër tjetër e rrallë, Epitafi i Gllavenicës, (Foto) një vepër e famshme e artit të shekullit 1373, një qëndisje në ar, argjend e mëndafsh, në të cilën, me një finesë dhe plasticitet të papërsëritshëm shikohet Krishti i vdekur, me kurorën me gjëmba e rrethuar nga shkrime në greqisht.
    Kishat e Beratit, të pasura me afreske të periudhës bizantine e post – bizantine, përmbajnë vepra të autorve të ndryshëm, duke u nisur nga të panjohurit e shekullit XII-XIV deri tek mjeshtrit e mëdhenj të shekullit XV si Onufri dhe i biri Nikolla .
    Nga ndërtime të kultit musliman dy prej tyre gjenden në brendësi të kështjellës: Xhamia e Kuqe(shekulli XIV) dhe Xhamia e Bardhë(shekulli XV).
    Xhamia më e bukur është Xhamia e Plumbit (shekulli XVI) ndërtuar nga Uzgurliu, anëtar i familjes Skuraj në Berat, një familje e fuqishme dhe feudale. Kjo Xhami është më e madhja i këtij lloji në Shqipëri. Në 1827 u ndërtua me një mjeshtëri të rrallë Xhamia e Beqarit, që harmonizohet më së miri me lagjen Mangalem, që duket si shigjeta e një peshoreje që mban ekulibrin e një kompleksi xhamash të një dritareje të madhe të lagjes. Xhamia Mbret(Xhamia e Bajazitit) nga ndërtimi antik i së cilës nuk ngelet tjetër veç bazamenti i minaresë, u rindërtua në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX. Aktualishtpërbëhet nga Minareja, salla e lutjeve që ka një tavan elegant në dru të dekoruar dhe hyrjen . Kjo Xhami ndodhet në qëndër të qytetit në formën e një trupi unik me ndërtesa të tjera kulti si Teqea e Helvetive dhe ajo e Shën Qerimit. Xhamia përbënte në mesjetë elementin kryesor të një bashkësie vendesh kulti.
    Berati numëronte disa Teqe që shërbenin për të përhapur doktrinat mistike të predikuesve të ndryshëm të ardhur nga lindja në shërbim të pushtuesve musulmanë. Në mesin e shekullit të XVII në Berat egzistonin 3 Teqe, aktualisht egziston vetëm e para, e quajtur Teqeja e Helvetiveqë ishte në formë tetëkëndore dhe që kishte 40 dhoma për dervishët, që aktualisht egziston vetëm një e fundit që ruan emërtimin antik të Helvetëve. Teqeja e Helevetëve është një tjetër vepër e një cilësie të lartë (mesi i shekulli të XVIII). Ajo është ndërtuar në lindje të Xhamisë Mbret. Eshtë një strukturë karakteristike e kultit islamik në qëndër të së cilës është një sallë lutjesh, dhe jashtë një varrezë me një portë me 6 harqe. Salla e lutjeve me planimetri katrore ka një tavan me dekoracion të pasur.
    Mangalemi dhe Gorica
    Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit.
    Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intesive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi.
    Gorica
    Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri.
    Ura e Goricës
    Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.
    E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim
•   Mangalemi  >>
   Kalaja  >>
   Gorica  >>
   Ikona  >>
 
 
 
I K O N O G R A F I A
Qyteti i Beratit i favorizuar nga pozicioni i gjeografik dhe begatia e zonës përreth zhvilloi një jetë të pandërprerë qytetare, që nga themelimi (shek IV-III) deri në ditët tona. Shkëlqimet e periudhave historike reniet në errësirat e gjata nuk mund të zbehin rëndësinë e tij në periudha të ndryshme dhe ndikimi që pati në jetën politike, ekonomike dhe kulturore.
    
     Qëndër peshkopale nën vartësi të kryepeshkopatave të Durrësit dhe Ohrit, në shek e XVII fiton mëvetësinë duke mbajtur lidhjet direkt me Patrikanën e Stambollit, “Mitropolia e Shenjtë” e Beratit u bë një qendër e rëndësishme e prodhimtarisë dhe e ruajtjes së vlerave të rëndësishme të pikturës bizantine dhe pasbizantine të cilat të mbritura deri në ditët tona përbëjnë thesare të rëndësishmë të kulturës kombëtare.
    Nga periudha bizantine (shek. VI) trashëgohen disa elemente arkitektonikë të ripërdorur në kishat e mëvonshme (shek XVI),por kodikët e famshme të ruajtur në bibliotekën e Mitropolisë, Codex Purpureus Beratinus (kodiku i purpurt i shek. VI) dhe Codex Arueus Anthimi (kodiku i artë i shek IX), Epitafi i Gllavenicës (shek. XIII) dhe pikturat e periudhës paleologe të kishës së shën Triadhës (shek XIV) dëshmojnë për rëndësinë e qytetit dhe kualitetet kulturore dhe artistike që ai grumbulloi. Këto vlera, minaturat e kodikëve pikturat anonime të kishave të shek XIV ikonat e realizuara këtu apo të sjella nga qendra të tjera patën një ndikim tek piktorët pasbizantin të shek XVI të cilët paraqesin tipare relativisht të dallueshme dhe zhvillim unik duke realizuar vepra të rëndësishme e vlera artistike të dorës së parë.
    Qyteti i Beratit në hartën e perandorisë rënditej në periferi, në kufirin ku presioni i qëndrës ishte i zbehtë dhe ndikimi i kishës perëndimore në rivalitet me kulturën dhe artin e qëndrave periferike. Largësia nga metropoli favorizonte një liri nga presioni i pushtetit qëndror dhe kontakte të atelieve dhe artistëve të provincës të cilët nëpërmjet fuqisë së talenti përpunuan dhe zhvilluan elemente të rëndësishëm. Krijimet e tyre megjithse tradicionalisht ndjekin programet ikonografike bizantine në to shikohen përzjerje të modeleve paleologe, ndikimesh kretase, elementësh ikonografike maqedonase, elementesh etnografike vendas edhe influencash me prejardhje perëndimore.
    Përveç një numëri artistësh anonimë nga shek. XIV janë identifikuar emrat e mjeshtërve më të rëndësishëm të Historisë se Artit Shqiptar. Onufri është përfaqsuesi më i rëndësishëm i pikturës pasbizantine në trojet shqiptare dhe më gjërë. Ai në krijimtarine e trashëguar paraqitet një mjeshtër i rëndësishëm me profesionalisht i përsosur që mbante dhe funksione kishtare (protopapa Neokastron). Gjeografia e krijimtarisë së tij përfshin një teritor të gjerë Ballkani; Shqipërinë qendrore, Greqinë veri perëndimore, Maqedoninë perëndimore e Rumaninë. Ai pikturon afresket e kishave të “Apostujve” (1547) dhe Anargjirëve (mbas vitit 1547) në Kostur, të kishave të shën Nikollës (para vitit 1553) në Shelcan, të shën Epremtes (1553 – 54) në Valësh. Atij i atribohen pikturat në kishat e Shpërfytyrimit (1535) dhe shën Nikollës (1535) në Zercë e Prilep dhe kisha në manastirin e Moldavicës (1537) në Moldavi.
    Në Berat ai ka një pjesë të rëndësishëm të krijimtarisë të përfaqësuar nga disa fragmente afresku të realizuar në kishën ë shën Todrit (1547) dhe ikonat e ikonostasit të kishës së “Vangjelizmoit” në kala në kishën e shën Todrit dhe katedralen “Fjetja e shën Marisë”. Arti i Onufrit shquhet për një ruajtje të traditës bizantine dhe kundërvenie ndaj çdo heretizmi, për teknikën e lartë të ekzekutimit, elegancën e vizatimit dhe raportet koloristike mjaft tërheqëse, etj.
    Edhe pse diskutimet për prejardhjen e tij vazhdojnë ne do të referohemi argumentit se mjeshtri tjetër,Nikollau formua si artist i rëndësishëm në atelienë e të jatit, Onufrit. Si i tillë ai trashëgoi të njëjtin stil dhe të njëjtët modele të Onufrit. Përveçse në Kurjan dhe në Arbanas, Bullgari ku ai pikturoi së bashku me një mjeshtër tjetër të quajtur Joan, krijimtaria e tij zhvillohet në Berat ku pikturon Kishën e shën Mari Vllahernës, pikturën murale dhe ikonostasin si dhe ikona të tjera.
    Onufri Qiprioti është mjeshtri i tretë i madh që lidhet me artin e të pikturuarit në kishat e Beratit. Ai realizon pikturën murale dhe ikonat e kishës së shën Kollit (1591),ikonostasin e kishës së shën Kostandinit dhe Helenës dhe shumë ikona në të cilat ai shënon emrin e vetë. Gjithashtu përveçse është zbuluar se edhe “Dyert Mbretërore” të ikonostasit të kishës së shën Mari Vllahernës të pikturuar nga Nikolla janë të tijat.
    Në teritorin e Mitropolisë së Shenjte të Beratit kanë ushtruar veprimtarinë e tyre dhe shumë mjeshtër të tjerë në periudhën ndërmjet shek XVI-XIX. Ndërmjet tyre Kostandin dhe Athanas Zografi shek XVIII të cilët realizojnë pikturën murale të kishës shën Kollit në Ardenicë dhe shumë ikona. Kjo pikturë ndikoi së tepërmi në mjeshtrat e ateliesë e familjes Çetiri, të cilët në këtë periudhë punojnë në atelienë e tyre. Në kishën e shën Kollit, Ardenicë një mjeshtë tjetër i shek XVIII realizon ikonat e ikonostasit. Kostandin Shpataraku i cili shfaqet si një miniaturist i shkëlqyer.
    E rëndësishë në periudhën midis shek XVII-XIX është veprimtaria e ateliesë së mjeshtërve të familjes Çetiri. Ata realizojnë pikturimin e shumë kishave dhe ikonostaseve në Berat dhe Myzeqe. Këta mjeshtra pikturuan në të njëjtën atelie,së bashku duke e trashëguar mjeshtërinë në breza të tjerë. Piktorët e kesaj familje kanë qënë Gjergji dhe Joani, Naumi dhe NikollA. Piktorët e fundit e kësaj familje janë Gjergji dhe Prendi me të cilët çfaqen tendecat degraduese në artin e të pikturuarit. Mbas tyre veprimtaria ikonografike degjeneron në veprimtari artizanale të piktorëve anonim.
 
 
 
A R K I T E K T U R A
 
Berati është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Zanafilla e këtij qyteti është kalaja e ndërtuar që në shekullin e IV p.e.r. Të dhënat arkeologjike na cojnë që në shekullin e VII p.e.r. Dy cekane guri të kohës së bakrit –fillimi i bronxit, dëshmojnë se 2600-1800 p.e.sonë ishte një qendër e banuar. Citimi i autorëve të huaj, Polibi dhe Tit Livi , identifikon Beratin me Antipatrean.
     Duke ju referuar gjetjeve nga gërmimet arkeologjike të bëra në kalanë e Beratit dhe mbështetjes në autorë të ndryshëm, forcohet mendimi i vazhdimësisë së jetës së këtij qyteti , që nga antikiteti deri në ditët tona.
    Periudha protourbane ( fundi i shekullit VII-V p.e.sonë) pasqyrohet nga qeramika e gjetur si ajo e prodhimit vendas dhe e importuar. Zbulohen për herë të parë në shtresat kulturore fragmente suvaje prej balte dhe gjurmë të thuprave të pareteve të kasolleve. Qeramika e importuar vinin nga mardhëniet me Korintin dhe Italinë Jugore.
    Në perudhën qytetare ilire (shekulli III p.e.sonë – IVe.sonë). takohet emri antik i Beratit dhe të dhëna nga autorë të ndryshëm për këtë cështje.
    Emri antik i qytetit është objekt diskutimi i mjaft autorëve , të cilët shpesh kundërshtojnë njeri tjetrin por shumica konvergon në mendimin se Antipatrea është Berati i sotëm.
    Për vazhdimin jetës së ketij qyteti gjatë periudhës antike të vonë shek.( IV deri VI të e. sonë) flasin gjetjet e qeramikës dhe pak elementë të arkitekturës të hasur gjatë gërmimeve. Objektet metalike prej bronxi dhe hekuri janë më të pakta në krahasim me qeramikën. Dallohen thikat,cekan, lugë etj,si dhe monedha të kohës antike të vonë. Dyndjet e popujve të shekullit V-VII të e. sonë, bënë të domosdoshëm rindërtimin e mureve të dëmtuar.
    Rindërtimet e bëra në sistemin e fortifikimit, lënda arkeologjike, veglat e punës ,objektet stolie dhe monedhat bizantine të shekullit IV-VI të gjetura gjatë gërmimit, dëshmojnë për një rigjallërim të jetës ekonomike e kulturore në qytetin antik të kësaj kohe.
    Në periudhën e pushtimit romak dhe antikitetit të vonë, rëndësia e këtij qyteti vjen në rritje kur shumë qytete për rreth kishin filluar të zbeheshin. Në vitin 533 përmëndet Pulheriopolis (Berati) si qëndër peshkopale dhe si një kryeqëndër ideologjike. Këtë zhvillim kulturor e dëshmon dhe Kodiku i purpurt i shekullit VI, një nga dy të tillë në mbarë botën.
    Në shekullin XIII Berati ishte me shumë lagje jashtë mureve të Kalasë , kështu që dalja jashte tij , është me e hershme se kjo datë.
    Më 1273 tërmeti katastrofik në Durrës bëri që shumë banorë të tij të strehohen në Berat, parapelqimi i të cilit tregon për një ekonomi të fuqishme.
    Periudha mesjetare shquhet për ndertime të shumta dhe për teknikën e ndërtimit dhe të rindërtimeve. Ritja e veprimtarisë ekonomike (ndertimore dhe prodhuese) dëshmojnë se qyteti i fortifikuar ilir i Beratit nga fundi i shek. IV fillimi i shek. III p.e. sonë, po kalonte në perudhën e lulezimit të tij.
    Në mesjetën e hershme, koha e zhvillimi të mardhënieve feudale, emri Pulheriopolis humbet dhe Berati nis të përmëndet me emrin Belgrad viti 1018, koha e pushtimit bullgar. Berati atëherë kishte rreth 2000 banorë.
    Studimi urbanistik i Beratit është trajtuar nga autore te ndryshëm , kryesisht të qëndrës historike. Muret mesjetare ngrihen mbi ato antike , 1400 m perimetri me 24 kulla mbrojtëse.Ato jane të disa periudhave . Me të vjetrat janë të shekullit IX-XI dhe janë ndertuar me teknikën e përzjerë (mure me gur dhe breza tullash). Periudha tjetër e ndertimeve të rëndësishme është i kohës së Despotatit të Epirit, fillimi i shekullit XIII.
    Një depozitë uji datohet në shekullin XIII-XIV, si dhe ndërtimii selisë së feudalit nga kështjella.
   Zhvillimi urbanistik i Beratit mesjetar trajtohet në periudhën e daljes nga muret e kështjellës , në Varosh , kështu quheshin në Ballkan ( lagje jashtë mureve të kalasë por që në rastin e Beratit ka dhe një rrethim të jashtëm ), që ka vecorinë , se nga kjo zonë furnizohej me ujë Kalaja , në raste rrethimi.Teknikat e ndertimit të mureve dhe parametrat e tyre janë trajtuar duke bërë krahasime me kështjellat bashkohore me specifikat për sejcilën. Lartësia e kullave filloi të shtohet gjatë shekullit XIII. Këtë gjë e vërejmë në kullat e Mihal Komnenit.
     Po kështu ndërtimi i oborrit fortifikues në kalanë e Beratit paraqitet si një vecori mbrojtse. Urbanistika e Kalasë në periudhën e principatave, dhe dalja e ndertimeve jashtë mureve tësaj ,përmëndet në dokumenta historike në vitin 1280 ( suburbia castri Bellogradi). 
    Nga tërësia e ndertimeve shoqërore të mesjetës , ndertimet e kultit ,janë pothuajse të vetmet që njihën nëpërmjet studimeve dhe gërmimeve të deritanishme. Ato me shtrirjen e tyre në të gjithë teritorin e vendit, bëjnë të mundur gjykimin për nivelin e arkitekturës dhe të ndertmeve në përgjithësi.
    Në arkitekturën e ndertimeve mesjetare të kultit dallojmë dy periudha kryesore: atë nga shekulli VII-XII dhe periudhën e shekujve XIII-XV. Kjo periudhë lidhet me fuqizimin e feudaleve vendas , ashtu dhe me periudhat kryesore të arkitekturës bizantine dhe asaj të perendimit, të pasqyruara këto në Shqiperi në varësi të faktorëve të mësipërm. ( A Meksi)
    Brënda këtyre dy periudhave të mëdha arkitekturore dhe historike bëhet ky klasifikim:
    1. Kishat një nefëshe
    2.Bazilikat
    3.Kishat në forme kryqi me kupol.
    Bazilikat, të cilat përbënin numrin më të madh të ndërtimeve paleokristiane e bizantine të herëshme, vijuan të ndertoheshin gjatë shekullit XI-XII ende pa u futur në vendin tonë tipat kryq i brëndshëm me kupolë që shfaqen në fund të shekullit IX në Kostandinopojë dhe që gjatë shekujve X- XI fillojnë të përhapen dhe në provinca.
    Kisha e shën Kollit në Perondi të Beratit. Kjo kishë është një ndër të vjetrat e vendit tonë. Njoftimin më të vjetër për të e kemi në vitin 1399, si manastir i shën Kollit të Pentarhondisë, në një listë sendesh të marra prej andej dhe të dorëzuara Theodhorit të III Muzakës, sundimtarit të Beratit per t’i shpëtuar nga inkursioni i ushtrisë turke. Eshtë një kishë që i takon tre periudhave ndertimore.
    Ndërtimet në formë kryqi ,emërtohen të tilla , nga forma e planimetrisë ,nje kryqi te brendashkruar .Fillojnë të ndertohen së pari në Konstandinopojë në fundin e shekullit të IX, gradualisht u perhapen në provincat e tjera .
    Kisha e shën Mëri Vllahernës, më e vjetra që ruhet sot në qytetin e rëndësishëm të Beratit. Ajo ruhet në gjendje mjaftë të transformuar. Duke vrojtuar në anët e jashtme, dallohen me lehtësi pjesët e vjetra, nga të rejat , sepse këto të fundit janë ndërtuar me një teknik të ndryshme dhe të shkujdesur. Kjo bën të mundur leximin e formës së dikurshme të kishës kryq i brendashkruar me kupolë mbi tambur, me mbështetje të brëndëshme. Ajo është meremetuar në shekullin e XVI dhe përpara vitit 1578 kur është pikturuar nga piktori ynë Nikollai biri i Onufrit, sic mësojmë nga mbishkrimi mbi derën që lidh narteksin me naosin. Pjesa e Poshtme e murit është ndertuar me gur me copa tulla dhe tjegulla të vendosur horizontalisht, karakteristik kjo e ndertimeve të mureve në shekullin XIII-XIV në Berat, përfshirë këtu dhe kalanë. Muri sipër është ndertuar me teknikën e kluasonazhit ,bashkohëse me kishat e tjera bizantine.Kjo kishë duhet të jetë ndertuar në fillim të shekullit XIII, kur në qytetin e Beratit, marrin nje hov të madh ndertimet. Kisha e shën Triadhës në Berat ndërtuar në afersi të mureve të rrethimit të dytë të Kalasë, te selia e garnizonit dhe e sundimtarëve , të cilëve dukej se dhe i shërbente. Eshtë e mbuluar me qemere cilindrikë dhe harqe kurse në qender me një kësulë sferike , më të lartë se të tjerat e ndërtuar me tulla. Muret janë të ndertuara me tekniken e kluasonazhit .
    Ndertimi i kësaj kishe ,sipas gjurmëve janë shekulliXIII-XIV.
    Kisha e shën Mëhillit ndertuar në një shkëmb të thepisur nga ana jugore e kalasë, ka të njejtën arkitekturë dhe teknikë ndertimi,por që evolon duke perdorur në mënyre më masive kluasonazhin, gjë që tregon për një përsosmëri dhe një ngritje ekonomike të kohës.
    Toleranca fetare, parimi për të respektuar besimtarin e një feje tjetër njëlloj me veten, në mos më shumë se kudo e ndeshim ndjeshëm në qytetin e Beratit.
    Më 1431 Berati kishte rreth 450 shtepi ne qytetin e fortifikuar dhe 216 kanë qënë në Varosh të cilat nuk kishin privilegjin e banorëve të kështjellës ,që për mbrojtjen e saj nuk tatoheshin.
    Krijimi i pashallëkut të Beratit nga Ismail pashë Velabishti të cilin e trashëgoi feudali ambicioz Ahmet kurt pasha që rindërtoi kalanë ,së cilës i kushtoi shumë rëndësi dhe ndërtoi shumë vepra për qytetin.
    Fortifikimi i qytetit të poshtëm i shekullit XIII duket qartë nga gjurmët e mbetura në Varoshin e hershëm.
    Në arkitekturën e ndërtimeve të kultit dallohen kishat , xhamitë , teqetë , medresetë dhe gjithë ndertimet e kultit islam, dallohen teknikat dhe fazat ndertimore. Ndërtimet inxhinjerike e shoqërore , furnizimi me ujë , ndertimi i cesmave , ujsjellseve , sterave etj. Janë shprehje e fuqisë ndertuese në këtë periudhe
    Arkitektura popullore me ndërtimet e ansambleve si dhe ndertimet e vecanta , zhvillimi urbanistik, karakteri i vecant i ndertimeve dhe evolimi i tyre, përbën një pasuri e cila vjen deri në ditet tona me ndërhyrje në kohë. Fazat e zhvillimit të qytetit benesa dhe mjediset,oda e zjarrit ,oda e mirë , cardaku ,qoshku etj. rrjeti rrugor, kanalizimet dhe gjelbërimi janë pjesë e këtij zhvillimi.
    Mbrojtja ligjore e pasurive kulturore në vendin tonë është bërë me aktet normative që dolën qe para clirimit .Nga fundi i shek. XIX edhe në perandorinë turke mbrojtja e pasurisë kulturore u sanksionua me ligj. Akti i parë normativ në këtë fushë ,që pati fuqi edhe në vëndin tonë është rrgullorja e brëndëshmë e datës 1.5.1889 për rregullimin e muzeumit mbretëror. Simbas nenit 1 të kësaj rregulloreje “ muzeumi mbretëror ka për qëllim të zbuloj dhe të mbrojë të gjitha ndërtesat e vjetra dhe monumentet që do të dalin në dritë nga gërmimet, t’i vendosë ato në muzeum t’i publikojë....... Në pragun e shpalljes së pamvarsisë së vëndit, hyri nëfuqi ligji i datës8.7.1912. Sipas artikullit 5 “përgjithësishtë fortesat e vjetra,burgjet,muret e cdo ndërtese (monumenti ) quhen antikitete” Ky ligj mbeti në fuqi derinë vitin 1929.....Pas shpalljes së pamvarsisë akti i parë zyrtar , për pasuritë kulturore dhe materjale, është qarkorja e Ministrisë së Arsimit Nr.923 datë 19.6.1922, me anën e së cilës porositeshin të kujdeseshin për gjëndjen dhe ruajtjen e vjetërsirave (monumentet)........ Akti më i plotë juridik,se ata që u përmendën,, është ligji nr.129 datë 28 maj 1929 “Mbi monumentet kombëtare”.
    Pas luftës së parë botërore Franca dhe Italia ishin të parat që bënë marreveshje për të shtrirë veprimtari zbulimesh arkeologjike në Shqipëri.Në vitin 1937 dhe Rumunët bënë një marreveshje të tillë por që nuk filloi fare punimet.
    Megjithëse edhe në të kalurën pasuritë kulturore në vendin tonë mbroheshin me ligj, për to nuk kujdesej asnjë organ shtetëror . Kështu , pothuajse në të gjitha kishat e Myzeqesë deri në Berat janë futur element të marra nga nga qyteti antik i Apollonisë, bile edhe për sarajet e pashait të Beratit janë marrë 70 qerre me gur.....
    Kongresi i Përmetit anulloi cdo lloi marrëveshje të bërë më parë ,bashkë me to dhe koncesionet e dhënë për pasuritë tona kulturore. Në vitin 1948 doli akti i parë normativ nr.609 datë 24 .5.1948” Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe sendeve natyrore të rralla”. Në vitin 1955 u aprovua rregullorja “Mbi ruajtjen e monumenteve të kulturës”. Në 1971 u aprovua dekreti nr.484 , datë 23.9.1971” Mbi mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe pasurive natyrale të rralla” i cili abrogon atë të 1948. Me vendim të këshillit të Ministrave nr. 172 datë2.6.1961 janë shpallur qytete –muze Berati dhe Gjirokastra, Pazari i vjetër i Krujës dhe pjesa e vjetër dhe nëntoka e Durrësit. Më vonë qytetet –muze janë shoqëruar me rregulloret përkatëse.
     Monumentet e kulturës sipas natyrës së tyre ndahen në disa gjini: Monumente historike(ndertesa dhe vende që lidhen me ngjarje të rëndësishme historike, shtëpi ku kanë lindur dhe jetuar njërëz të shquar, monumente arkeologjike vëndbanime të lasht), ndertime të fortifikuara(kala ,kullaetj.), ndertime inxhinjerike ( rrugë ,ura , ujësjellsa ),ndertime kulti ( Kisha , xhami etj), banesa popullore .........
    Vendimi i Këshillit të Ministravenr.172.datë 2.6.1961, pasoi me vendimin nr.170 datë 2.6.1971 me aprovimin e rregullores”Mbi administrimin e qytetit muze të Beratit”. Në bazë të vendimit 172 pika3“ Gjersa të përfundojnë studimet,projektet dhe rregulloret për qytetin e Gjirokastrës,Durrësit dhe Krujës ,këto mirëmbahen, restaurohen dhe administrohen në analogji me dispozitat e rregullores së qytetit muze të Beratit.
   Sipas rregullores, qyteti muze i Beratit ndahet në zonën muze, në zonën e mbojtur dhe në zonën e lirë.Vetë qëndra historike ndahet në zonën muze dh e zonën e mbrojtur.
   Zonat muze janë pjesët më me vlerë të qyteteve muze dhe ruhen në tërësinë e tyre si komplekse monumentale,urbanistike-arkitektonike dhe ambjentale dhe në to nuk lejohen ndërtime të reja.Në zonat e mbrojtura, në raste të vecanta lejohen ndërtime të reja administrative dhe social-kulturore, por ato duhet patjeter qe të harmonizohen me ansamblin urbanistik,arkitektonik, dhe ambjental që e rrethon.Në zonat e lira lejohen adaptime ,shtesa dhe ndërtime të reja, por duke ju nënshshtruar dy kushteve: a) të mos cënojë karakteristikat e përgjithëshme të qytetit muze b) Të respektohet karakteri indërtimeve të qytetit muze.Tashmë kemi në dorë rregulloren e re të qëndrës historike , duke e përmirësuar në favor të vlerave të trashgimisë. U bë zonifikimi i ri qëndrës historike e shoqëruar me rregulloren e re.
    Ornamentika në dru , e përhapur shumë në qytetin e Beratit sidomos në ndertimet religjoze dhe në banesat popullore tregon për një zhvillim të organizuar të kesaj gjinije që e pasuron Beratin me vlera që shquhen si nga teknika e punimit dhe nga motivet e aplikuar sipas rastit nga mjeshtra vendas. Në më të shumtat zhvillohet me motive nga fauna dhe flora jonë.
    Rajoni i Beratit ka 117 monumente të kategorisë së parë dhe 460 te kategorisë së dytë nga të gjitha gjinitë,kisha ,xhamija,banesa ,ura,kala etj.
    Për studimin, konservimin dhe restaurimin e pasurive kulturore në fillim u muar Instituti i shkencave, më vonë Universiteti i Tiranës dhe tani Instituti i Monumenteve të Kulturës me Degët nëpër rrethe.Bazë e kritereve të restaurimit janë zbatimi i kartave ndërkombëtare të restaurimit , nga të cilat kanë dalë dhe rregullore mbi restaurimin.
    Grupe të specializuara bëjnë gjurmimin dhe dokumentimin grafik dhe fotografik të monumenteve, të cilat i propozohen qeverisë për aprovimin për vënien në mbrojtje. Ndërhyrjet restauruese i nënshtrohen procedurës së plotë , fillimisht të studimit të dokumentimit në detaje përshkrimit historik dhe teknikës së ndertimit ,fazat ,materjali i përdorur etj .Mbas gjithë kësaj përgatitje nga njërëz të specializur në këtë fushë , hartohet projekt restaurimi i cili diskutohet në këshillin shkencor ,pastaj merr aprovimin në këshillin kombëtar të restaurimit që drejtohet nga Ministri i kulturës. Projekt restaurimi mbaron së bashku me restaurimin duke ndjekur nga afër dhe të fshehtat që dalin gjatë restaurimit dhe i nënshtrohen gjithmonë konsultave shkencore. Në përfundim të restaurimit bëhet azhornimi i projektit ,si dokumentacion mbyllës .
    Kriteri bazë i ndërhyrjeve është ,ruajtja e materjalit të perdorur duke e rikuperuar atë, zëvëndësimi vetëm për elementet e degraduar që nuk përballojnë mbijetesen e monumentit dhe me materjal të njëjtë ose në pamundësi shumë i afërt me të.Psh. e njëjta familje drurësh ,apo gurë nga i njëjti madem etj. Kështu përdoren vetëm materjale tradicionale që është përdorur nga ndertuesit parardhës dhe respektimi i teknikave të ndertimit janë kerkesa për monumentet e kategorisë parë , vlerat e të cilit ruhen si brënda dhe jashtë monumentit. Në kategorinë e dytë trajtimi është i njëjtë për pamjen e jashtme të monumentit apo për ndonjë mjedis apo element me vlerë, kurse trajtimi i brëndshëm për të permiresuar kushtet e jetesës përdoren dhe materjale bashkohore. Nga vrojtimet e bëra në monumente të ndryshme kostatohet se në ndërtimin e themeleve përdoren gurë të mëdhenj pa llac të mbeshtetur në taban dheu të fortë, ndërsa kur ata janë mbi shkëmb përdoret gur me permasa të zakonshme. Në objekte të rendësishme themelet bëhen me llac gelqere. Murret në lartësi zhvillohen me teknikë të njejtë por duke përdorur llac balte ose ne objekte të rendesishme me llac gëlqere. Cdo 60 cm përdoren breza druri gjatësor dhe tërthor për të lidhur murin dhe për ta mbrojtur nga lekundjet sizmike.Brezat janë prej druri të fortë që i durojnë më shumë lagështisë. Këta vendosen të dukshëm por shpesh i shohim dhe të fshehur në mure për tu mbrojtur nga lagështia. Muret me llac balte mbulohen nga streh te gjera ose fugatohen me llac gelqere per tu mbrojtur nga lageshtia.
    Nderimi i cative behet me lende druri te zgjedhur dhe te staxhionuar 1 vit ne hije . Konstruksionet e tyre ndryshojne nga hapsirat dhe nga pesha e materjalit per mbulim . Kur mbulesa eshte me rasa guri , konstruksioni eshte me solid me materjal me te forte , ndersa kur mbulesa eshte me tjegulla sigurisht ai eshte me i lehte.Ndryshimet e konstruksioneve te cative vihen re mbas vitit 1851 kur një termet i fuqishem shkaktoi shkaterim masiv dhe shume banesa ju desh te rikonstruktohen dhe pati nje zhvillim te ri si ne ndertimet e mureve dhe te cative te cilat filluan te mbulohen masivisht me tjegulla , qe deri atehere ishte privilegj i ndertimeve te rendesishme dhe pasanikeve. Muret e kateve siper filluan te zevendesohen me catma. Kjo teknik mundesonte ndertimin e shpejte te tyre dhe evitimin e demtimeve nga termeti. Ne kete kohe vihet re perdorimi masiv i drurit duke krijuar nje fizionomi te re te volumeve te banesave që filluan te dali ne forme kaskade duke krijuar siperfaqe me te medha dhe me nje paraqtje te dekorur te fasadave dhe me shume dritare . Kjo eshte koha kur dhe dritaret e mbyllura me kapak druri zevendesohen me xhamat e porsa hyre .
    Gelqerja e cila eshte materjali baze lidhes si per muret ashtu dhe per suvatimet lihet te staxhionohet deri ne 2 vjet dhe per objekte me te rendesishme dhe me shume. Duke njohur te gjithe elementet e perdorur nga tradita, kjo ndihmon dhe ne trajtimin e restaurimit te ketyre elementeve duke perzgjedhur dhe materjalet per nderhyrje. Nderhyrjet ne element te artit behen nga sektori perkates krahas punimeve te arkitektures ose kur eshte e mundshme ne laboratoret e restaurimit. Ne monumentet e kultit, cdo demtim ne konstruksionet e mureve apo kupolave shoqerohet me demtimin e freskave. Nderhyrjet ne keto raste jane bere te kombinuar midis sektorit te arkitektures dhe atij te artit. Ne raste te vecanta del nevoja e heqjes se siperfaqes se piktures dhe rivendosjes se saj mbas konsolidimit te suportit.
    Demtimet me te shumta te freskut ndodhin gjate gjithe brezave te drurit . Nga kalbja e tyre per shkak te depertimit te lageshtise , shkeputet fresku dhe rrezikohet shkaterimi i tij. Shpesh del nevoja e zevedesimit te brezave.Heqja e freskut eshte e domosdoshme dhe mbasi eshte krijuar suporte i mire me rrjete teli , rivendoset prape afresku duke i siguruar jetegjatesi. Gjithmone heqjet jane te kufizuar vetëm kur nuk ka rruge tjeter.Siç shihet qyteti I Beratit ka nje ansambel vlerash arkitekturore urbanistike e ne pergjithesi te trashegimise artistike te kohes qe jane nje pasuri me te vertet unikale dhe qe meriton te futet ne listen e pasurive te njerezimit.
 
K O D I K E T
 
“Kodiku i Purpurt i Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri, është një referencë thelbësore e letërsisë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, e kulturës kristiane. UNESCO i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore. Ja pse “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin e veprave më të rëndësishme të Njerëzimit, të krijuar në kuadrin e programit Kujtesa e Botës.
     Kështu shkruan Koïchiro Matsuura Drejtor i përgjithshëm i Unesco-s në librin “Kodikët e Shqipërisë” Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë2003.
     Studiuesit e huaj ia kanë kushtuar vëmendjen kryesore “Kodikut të Purpurt të Beratit” - Codex Purpureus Beratinus F - i njohur gjerësisht me emrin e shkurtër “Beratinus”. Në fakt emrin e Beratit e ka marrë si epinom edhe “Kodiku i Artë i Anthimit”, i cili mbi quhet shpesh “Beratinus-2”. Kjo ka ndodhur jo vetëm për faktin se “Beratinus” i takonte një periudhe shumë të hershme (i shkruar në kufijtë e fundmë të paleokrishtërimit); jo vetëm sepse për një kohë të gjatë emri i tij është lidhur e vazhdon të lidhet me emrin e Shën Gjon Gojartit (Joan Chrysostome), njëprej protagonistëve dhe reformatorëve më të mëdhenj të historisë së krishtërimit të hershëm; jo vetëm sepse dorëshkrime si “Beratinus” kanë mbijetuar në botë më pak se gishtat e dorës; por, mbi të gjitha, për faktin se, siç e ka vënë re mençurisht P. Batiffol, në tekstin e këtij dorëshkrimi ka herë pas here “shmangie leximi” (“conflate reading”), që lidhen me karakterin jonormativ të këtyre fragmenteve kalimtare. “Beratinus” mori rëndësi botërore si një dorëshkrim i hershëm që mund të ndihmonte për të plotësuar historinë e zhvillimit të mendimit ungjillor, nëpërmjet studimeve të posaçme të tekstologjisë kritike (“textual criticism”), që mund të thuhet se, në dijen shqiptare, sapo kanë filluar. Në një vështrim më të gjerë këto studime do të evidentonin se çfarë ndodhi në procesin e kalimit prej fjalës së shenjtë tek shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor gojor tek predikimi kanonik.
     Rëndësia e “Beratinus-it” u theksua edhe më nga fakti se në tipologjinë e tekstit të tij gjenden gjurmë të shkrimeve siriake (të Lindjes) dhe të Perëndimit njëherësh. Këtij mendimi i janë përmbajtur shumë dijetarë, prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e më pas Roderic L. Mullen. Kjo e bën atë një prej dorëshkrimeve më të rëndësishëm për të krahasuar shkollat e shkrimeve ungjillore dhe procesin historik të kanonizimit të shkrimeve të shenjta në përgjithësi. Për fat të keq, numri i kodikëve me njohje ndërkombëtare të ruajtur në Shqipëri, duke përjashtuar “Kodikun e Artë të Anthimit” (një dorëshkrim i rrallë krysografik, në pergamenë të purpurt) dhe disa të tjerë, me gjithë këtë vëmendje, që e tejkalon interesin e shkencës vendëse, është i kufizuar. Të paktë kanë qenë ata që kanë bërë studime duke pasur njohje të drejtpërdrejtë për kodikët. Disa të tjerë kanë shkruar duke pasur si burim jo vetë kodikët, por studimet mbi to.
     Në Shqipëri dijetari i parë që ka bërë të ditur ekzistencën e Beratinus-it dhe të disa kodikëve të tjerë ka qenë Ilo Mitkë Qafëzezi. Ky qe më shumë i preokupuar për “Kodikun e Kostë Beratit”, në të cilin gjendej një alfabet i panjohur i shqipes me grafema helene, por nuk harroi të përmendte pak më gjerësisht vlerat e thesarit dorëshkrimor beratas. Me këtë rast ai krijoi edhe neologjizmin “shkresëdore”, për “manuscript” - dorëshkrim, që nuk pati fat të mbetej në gjuhën aktive.
Sot kodikët e famshëm ndodhen në museun Historik Kombëtar në Tiranë.
 

 
 
Museume

1 Museu Nacional “Onufri”
2 Museu etnografik
3 Galeria e Artit “Edward Lear”
 
  Qendra Historike

  4 Akropolis
  5 Cisterna Antike e ujit
  6 Xhamia e Kuqe
  7 Kulla e jugut, kala
  8 Kisha e shenmeri vllahernes
  9 kisha e shen Kostandinidhe Helenes
10 Triniti
11 Kisha e shen Spiridhonit
12 Kisha e shen Thomait
13 Xhamia e Beqareve
14 Xhamia mbret
15 Akropolis
16 qendra Mesjetare
17 Kalaja e Gorices
18 Kupola e Shen Mikaelit
19 Gallery Wall & Donjon
20 Ura e garices
21 Tabja
22 Qendra Arkeologjike e gorices
23 Bashkia
24 biblioteka
25 Policia
26 Spitali Publik
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free